Buzëqeshja juaj është vetëm një klikim larg

Pse të zgjidhni turizmin dentar në Shqipëri?

-Kurseni paratë tuaja. Me ne arrini të kurseni deri në 70% të shumës totale në krahasim me shtetin tuaj, duke patur cilësinë më të mirë dhe me shërbim nga doktorë të specializuar në Itali.

-Kurseni kohën tuaj. Nëse në shtetin tuaj do t’ju duhej shumë kohë, shumë procedura, me ne jo. Bashkëpunojmë me klinikat më prestigjoze në vend dhe oraret tuaja janë të rezervuara paraprakisht si klient prioritar.

-“Një rrugë e dy punë” – I themi ne Shqipëri. Përvec shëndetit të dhëmbëve, mund të njiheni edhe me atraksionet më të bukura turistike të Shqipërisë.

Shërbimet që ne ofrojmë

endodoncia

Endodoncia

proteza-dentare

Proteza dentare

implantologjia

Implantologji

kurora-dentare

Kurora Dentare

estetike-dentare

Estetike Dentare

mbushje-dhe-zbardhim

Mbushje dhe zbardhim

Kush jemi ?

Ne jemi një ekip jashtëzakonisht dinamik që synon t’i shërbejë pacientit dhe me disponueshmëri të vazhdueshme. Objektivat tona synojnë kënaqësinë e klientëve, por edhe komoditetin e tyre gjatë qëndrimit jashtë vendit dhe mbi të gjitha cilësinë e trajtimeve dhe kurave dentare.

Angazhimi ynë i vazhdueshëm është të këshillojmë, ndjekim, organizojmë udhëtimin, qëndrimin dhe xhiron e qytetit dhe të sigurohemi që klienti të marrë trajtimet e paracaktuara.

Përvoja dhjetëvjeçare në këtë sektor na ka dhënë mundësinë të përmirësohemi vazhdimisht dhe të ofrojmë një shërbim të cilësisë më të lartë.

Besimi dhe mirëkuptimi mjek-pacient janë thelbësore për një trajtim të suksesshëm.

Metoda jonë është e përshtatur për pacientin dhe përfshin një përmbledhje dentare dhe diagnozë të pacientit me propozimin përkatës për një plan të personalizuar të kujdesit dentar.

Jemi këtu për ju

Të gjithë pacientëve tanë ne j’u ofrojmë një standard të shkëlqyer cilësie, një qasje individuale dhe një nivel të lartë organizimi për të siguruar kënaqësinë tuaj totale.

Ju duhet vetem të na kontaktoni, për gjithcka tjetër kemi menduar ne. Do të sigurojmë për ju akomodimin në ambientet më të mira dhe të përshtatshme, si dhe transport të sigurt gjatë rrugëtimit tuaj me ne. Buzëqeshja? Ajo është e garantuar.

Ju ftojmë të na kontaktoni pa detyrim për të mësuar më shumë. Operatorët tanë do t’ju japin të gjithë informacionin që ju nevojitet.

Kujdesi dentar në Shqipëri

Në klinikën tonë dentare do të gjeni të njëjtat shërbime si në klinikat më të mira italiane dhe evropiane. Doktorët tanë  janë të  diplomuar për stomatologji dhe proteza dentare në Universitetin e Tor Vergata në Romë. Ata ndjekin personalisht të gjitha fazat operacionale të klinikës, duke i garantuar pacientit seriozitetin më të madh, edhe në lidhje me procedurat rigoroze të sterilizimit me autoklavë.

Në klinikë kujdesemi për trajtimet dentare si devitalizimet, ekstraksionet dhe mbushjet natyrale ose kirurgjikale. Përpara se të fillojne me ndërhyrjet, stomatologët tanë në Shqipëri vizitojnë klientin për të kuptuar saktë gjendjen mjekësore në të cilën gjendet, me pajisjet më cilësore, të cilat na japin edhe informacione të detajuara.

Ne përdorim vetëm materiale të certifikuara nga shteti Italian dhe Europa,e gjitha kjo për të siguruar maksimumin e cilësisë për klientët tanë. Gjithashtu edhe sterilizimi i mjeteve kirurgjikale kryhet sipas protokollit te certifikuar ndërkombëtarisht.

Shopping Basket
Open chat
Përshëndetje!
Si mund tju ndihmojmë?